ISHT e ka mbyllur diskotekën “Central park”

Shkup, 12 prill – Inspektorati Shtetëror i Tregut sot me dhunë e ka mbyllur diskotekën “Central Park”, ish “Priviligj”, ka konfirmuar drejtoresha e DIP, Aneta Simeska.

Simeska ka sqaruar se për diskotekën “Central Park” pas kontrolleve të kryera në muajin shkurt është nxjerrë vendim për ndalim të funksionimit për shkak të mungesës së licencës, i cili në mars është bërë i plotfuqishëm.

Duke qenë se pronarët e diskotekës nuk e kanë ndërprerë punën vullnetarisht, sot ISHT e ka mbyllur me forcë diskotekën.

Para diskotekës “Central park” javën e kaluar ka ndodhur incidenti me hendbollistin kroat Denis Tot. Simeski theksoi se mbylja e diskotekës nuk është e ndërlidhur me ngjarjen.