ISHP Shkup me pajisje të re me vlerë 40 mijë euro donacion nga Japonia

Shkup, 28 shtator – Pajisje të reja në vlerë prej 40.420 euro ka marrë Instituti i Shëndetit Publik Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, si donacion nga Japonia, në kuadër të projektit XhXhP. Pajisja përbëhet nga tre defibrilatorë, katër aspiratorë, dy pompa për shiringa, dy pompa për infuzion, dhjetë dërrasa kurrizore, dy karrige për evakuim dhe 20 elektrokardiografë.

Me këtë rast, ambasadori i Japonisë, Sevada Hironori, sot pati një takim të shkurtër me drejtorin e ISHP Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, Viktor Isjanovski, drejtorin organizativ të ISHP Shtëpinë e Shëndetit në Shkup Besim Koka dhe menaxheren e këtij institucioni, Milica Buballo, me ç’rast biseduan edhe për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Pas takimit, drejtori Isjanovski deklaroi se ky donacion drejtpërdrejt kontribuon në përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e qytetit të Shkupit dhe vendbanimeve përreth.

Ai informoi se gjatë vitit 2021, shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore ka bërë 6.485 incizime EKG, 3.362 ndërhyrje në aksidente rrugore dhe lëndime traumatike me përdorimin e dërrasës spinale dhe 5.162 transporte mjekësore të pacientëve në territorin e Qytetit të Shkupit.

“Shtëpia Shëndetësore me ndihmën e projektit për grante përmes Ambasadës së Japonisë do të kontribuojë në përmirësimin e pajisjeve mjekësore në mbrojtjen shëndetësore primare dhe ndihmën urgjente. Mirënjohje për donacionin, me të cilin do të sigurojmë një nivel më të lartë të ofrimit të mbrojtjes shëndetësore dhe siguri më të madhe për të gjithë pacientët”, deklaroi Isjanovski.

Në emër të Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe në emër të punësuarve të këtij institucioni, drejtori Isjanovski i dorëzoi mirënjohje ambasadorit japonez.

Ambasadori japonez Savada deklaroi se vitin e kaluar me këtë donacion janë kryer 6.485 ekzaminime të pacientëve me dhimbje gjoksi, ndërsa imobilizatorët spinalë janë përdorë 3.362 ndërhyrje, gjatë aksidenteve në trafik dhe lëndimeve traumatike.

Me këtë donacion, tha, Japonia ka ndihmuar në ofrimin e ndihmës së shpejtë urgjente edhe të 8.962 pacientë me Kovid-19.

Siç shtoi, përmes XhXhp Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë të përgjithshme mbi 3 milionë euro konkretisht në pajisje mjekësore, renovim të klinikave dhe ndihmë urgjente. Gjithashtu, në dy vitet e fundit, Japonia i pajis institucionet shëndetësore publike me pajisje mjekësore në një vlerë prej 813.000 euro si ndihmë urgjente për Kovid-19, pjesë nga Programi për Zhvillim Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruara në barna për njëqind pacientë me Kovid-19.

Përmes projekteve nga programit të grante të vogla, Japonia ka financuar rinovimin dhe furnizim të pajisjeve për më shumë se 72 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhim me mbetje dhe shërbime komunale për 51 komuna