Ish sekretari amerikan Pompeo: Marrëdhënia Shqipëri-SHBA është e shkëlqyer, do të ketë edhe 100 vite të tjera! Përkushtimi vijon njësoj

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

“Kjo festohet shumë, edhe kur ke 100 vjet, nuk lejohet t’ia shesësh dikujt tjetër. Është përkushtim për tokën, për të shfrytëzuar tokën që të ka dhënë Zoti. Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj.

Po e shohim në Ukrainë. Edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë që të rindërtohet. Edhe për mua është shumë e vecantë që jam këtu dhe e di që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera. Po bëja shaka që kam shërbyer edhe si opozitë edhe me shumicën, por kjo nuk ka rëndësi. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin”, tha Pompeo.