Institucionet e Kosovës shënjestër e një sulmi kibernetik, por pa dëme

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ishin cak i sulmeve kibernetike ditëve të fundit.

Nga MPB në një përgjigje për Klankosova.tv kanë thënë se nga këto sulme kibernetike nuk kishte dëme.

“Institucionet e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme janë të atakuara nga sulmet kibernetike kryesisht të llojit ‘ Phishing” por të përmasave të vogla”.

“Ndërsa më datën 26-02-2022 ka ndodhur një sulm kibernetik i llojit “ phishing” me përmasa më të mëdha, por që edhe ky sulm kibernetik nuk ka bllokuar apo dëmtuar informacione apo të dhëna”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.