Incidenti në kufirin e Malit të Zi, Rama: Abazoviq i ka kërkuan ndjesë profesor Milos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për incidentin e keqtrajtimin të profesor Petraq Milo nga policia malazeze në kufirin midis dy vendeve. 

Rama ka zbuluar se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i brendshëm e ka telefonuar profesor Milon pas incidentit dhe i ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që janë marrë masa menjëherë për të ndëshkuar fajtorët.

Ai e ka falënderuar Abazoviqin për reagimin dhe e ka konsideruar marrëdhënien midis dy vendeve si shumë korrekte.

Kujtojmë se një video e keqtrajtimit të profesor Milos u bë virale në rrjete sociale duke shkaktuar reagimin e opinionit publik.