Ilir Hasani zgjedhet nënkryetar i Komitetit të traumës në organizatën SICOT

Ish zv.ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, sot ka bërë të ditur se është zgjedhur nënkryetar i Komitetit të Traumës në organizatën botërore SICOT, informon Zhurnal.

Siç shprehet Hasani, me këtë vendim ndjehet i përmbushur që arriti të plotësojë një synim të kahmotshëm.

“Do të ishte shumë modeste të them se vetëm ndjej kënaqësi. Ndjehem i përmbushur që arrita të plotësoj një synim të kahmotshëm, dua të ndaj me ju lajmin se kolegët më besuan pozicionin e nënkryetarit të Komitetit të Traumës (Trauma Commite) pranë organizatës më të madhe dhe më të vjetër botërore SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopedique et de Traumatologie).
Nuk ka gjëra të paarritshme kur gjërat bëhen me përkushtimi dhe vullnet!”, ka njoftuar Hasani./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/Ilir.H.Hasani/posts/544600340570973