Ilhan Kyçyk do të marrë titullin doktor nderi nga UAE-FON

Shkup, 9 shtator – Konferenca “MKBG2030: Të rinjtë dhe arsimi si çelës për aleancë më të fuqishme euroatlantike” do të mbahet sot në Universitetin Amerikan të Evropës – FON. Për kontributin e evropianizimit dhe krijimin e politikave të mira dhe fqinjësisë së mirë, UAE – FON do t’ia ndajë titullin doktor nderi (Doctor Honoris Causa) Ilhan Kyçyk, lider i Liberalëve dhe eurodeputet në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimin Kyçykut do t’ia ndajë prof. dr. Naser Etemi, kryetar i Senatit.

Siç është paralajmëruar, manifestimin do ta hapin kryetari i AUE-FON-it, Sefer Canoski dhe rektori i Universitetit, prof. Biljana Puleska Janushevska dhe rektori i Universitetit VZUF nga Sofja, prof. dr Boris Velçev.

Në kuadër të panelit “Për një aleancë më të fuqishme euroatlantike”, folës do të jenë kryetari nderi i Klubit Atlantik në Bullgari Solomon Pasi, kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani, profesori universitar dhe deputeti bullgar i DPS-së Çetin Kazak, deputetja e Radës së Sipërme Kira Rudik, deputetja dhe ish-studentja e UAE-FON Monika Zajkova, profesori i UAE-FON Nano Ruzhin, ndërsa moderator do të jetë Emil Kirjas.

Në konferencë do të promovohen programet e dyfishta të UAE – FON nga Gjermania, Franca, Izraeli dhe Bullgaria.

Delegacioni nga Bullgaria, i kryesuar nga Quçuk mbrëmë mori pjesë në festimin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 8 Shtatori në Shkup.

Siç ka shkruar më parë në urimin e tij, ai beson fuqishëm në suksesin e Maqedonisë së Veriut dhe beson se uniteti dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë çelësi i një të ardhmeje të përbashkët në Evropë.

Ai së bashku me deputetët e PLD-së, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, kanë shëtitur në qendër të qytetit dhe kanë arritur së bashku në festën në parkun Ibni Pajko, ku u pritën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.