Ikën nga burgu i Idrizovës, u kapën në qendër të Shkupit me 2 mijë euro

Shkup, 1 qershor – Dy të burgosur nga burgu “Idrizovës” janë kapur në rrugën “Orce Nikollov” në qendër të Shkupit. Njëri është i dënuar me gati 12, ndërsa tjetri me nëntë vjet burg. Ata janë kapur deri sa kanë qenë bashkë në një veturë dhe me veti kanë pasur 120.000 denarë. Rasti ka ndodhur ditën e martë.

“Më datë 30.05.2023 rreth orës 15:45 në rrugën “Orce Nikolov” në Shkup, policia ka arrestuar B.O.(56) nga Gostivari dhe E.M.(29) nga fshati Frangovë, Strugë. Rreth orës 14:30 ata janë arratisur nga Burgu i Idrizovës, ku po vuanin dënimin me burg. B.O. është dënuar me 11 vjet e 8 muaj dënim për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe i kanë mbetur edhe pesë vite dënim për të vuajtur, ndërsa E.M. është dënuar me nëntë vjet burgim për krime të kryera nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal dhe ka edhe katër vjet për të vuajtur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.