IGO 2022 – International Greenwich Olympiad, pjesëmarrës dhe nxënës nga “Jahja Kemal”
Shkup, 24 korrik – IGO 2022 – Organizuar dhe sponsorizuar nga North London Grammar School, Londër, Britania e Madhe. Mirëpritën 168 nxënës nga 29 shtete (Azerbajxhan, Bangladesh, Kanada, Ekuador, Gjermani, Indonezi, Lituani, Maqedoni, Meksikë, Filipine, Rumani, Tajlandë…….) me 90 projekte teje kreative dhe inovative në 6 kategori (Shkenca kompjuterike, energjia, inxhinieria, shkenca mjedisore, filma të shkurtër dhe shkenca sociale).
Prezantimet në vend dhe në internet u vlerësuan nga ekspertë dhe akademikë nga institucione me reputacion, duke përfshirë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Kembrixhit dhe Imperial College London.
Sukseset e reja të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme private “Jahja Kemal” në konkursin ndërkombëtar IGO 2022 – Inrernational Greenwich Olympiad. 1 projekt fitoi medaljen e artë, 7 projekte fituan argjend dhe 1 projekt fitoi bronz.





