Identifikohet 22-vjeçari i mbytur në lumin Mat, polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit

Një 22-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin e Matit në afërsi të Urës së Zogut.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa polumbarët po punojnë për të nxjerrë trupin e pajetë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk. 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit, ata e kanë parë për disa minuta dhe më pas u ka humbur.