Ibrahimi: E papranueshme sjellja jonjerëzore e EVN-së! Në Haraçinë të punohet sikurse në komunat tjera

Shkup, 24 gusht – Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi sot iu është bashkëngjitur protestuesve para zyrave të EVN-së në Shkup, përcjell TV21. Ibrahimi thotë se është e paparanueshme që banorët për dy ditë të lihen pa rrymë elektrike. Ai bëri apel deri tek kompania që të përmbush obligimet ndaj qytetarëve dhe sa më shpejtë të sanojnë problemin.

“Është e papranueshme që në ditë të sodit të ballafaqohen gjithë këta qytetarë me një padrejtësi shumë të madhe. Në vazhdimësi po e përcjellim situatën, nuk e di i kujt është qëllim, kujt i konvenon që situata të eskalojë, është e papranueshme sjellja jonjerëzore e kompanisë së EVN-së. E ka për obligim kompania e EVN-së që të merr masa urgjente, të vendos rend dhe rregull sikur në të gjitha komunat tjera, vetëm këtë po e kërkojmë, asgjë më tepër”, tha mes tjerash Ibrahimi.

https://www.facebook.com/watch/?v=789459088836015