Ia përmendi Dubain, Arta Nitaj tregon se nuk e ka prekur komenti i Ermalit: Nuk kam qarë

Një deklaratë e Ermal Mamaqit, drejtuar Arta Nitaj, u komentua shumë në media.

Ermali kishte përmendur Dubain, dhe duket se kjo nuk i kishte pëlqyer modeles dhe aktores.

Madje u përfol se ajo kishte qarë në prapaskenë.

Por, në spektaklin e radhës është sqaruar komenti i Ermalit dhe Arta tregoi se nuk ishte prekur nga kjo gjë.

“Nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë përpara, po bëj një sqarim për të gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë Dubai. Në Dubai miq ka shumë miza, unë kam qenë disa herë. Me gruan time kam qenë, do ta dërgoj edhe mamin më vonë. Atje ka miza, kur ne përmendim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain digjen nga këto miza dhe ne kemi shprehjen tonë popullore se të djeg miza. Nuk ka pse të na djegi miza, nuk keni pse të ju djegë miza”, u shpreh Ermali.

Në anën tjetër, Arta pati një kundërpërgjigje.

“Për Ermalin kam një fjalë, nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, kam parë që edhe Arta ka qarë. Nuk kam qarë sepse kam qeshur aq shumë.
U kënaqem shumë atë natë. Nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, në natën e parë shumë e pritën por unë nuk e prita. Kështu që tjerave netë thuaj çfarë të duash se për këtë jemi”.”, u shpreh modelja.

https://youtu.be/dfm3LTg60p0