I burgosuri në Dubravë sulmon zyrtarin korrektues
Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka sulmuar fizikisht një zyrtar korrektues, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë.
“Burgu i Dubravës, Istog 25.07.2022 – 13:30. I dyshuari mashkull kosovar i burgosur në burgun e Dubravës ka sulmuar fizikisht një zyrtar korrektues. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

