I burgosuri në burgun e Idrizovës kryen vjedhje në Kisella Vodë

Zyrtarët policorë kanë zbardhur një vepër “vjedhje e rëndë” e kryer në periudhën prej 10,12 deri më 17,12,2022 në një objekt në rrugën “Dositej Obradoviq” në Shkup. Pas masave të ndërmara, është konstatuar se kryerësi i veprës është 30 vjeçari M.Z nga Kumanova, i cili është në vuajtje të dënimit në burgun e Idrizovës, informon Zhurnal.

Më datën 26.01.2023 me të është realizuar bisedë zyrtare në burg, me çka e ka pranuar veprën. Prej tij janë marë gjërat e vjedhura. Kundër tij tani do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 236 nga Kodi Penal./Zhurnal.mk