Humbi për shkak të mjegullës/ Gjendet në Karaburun 64-vjeçarja nga Tirana
Drita Elezi, 64-vjeçarja nga Tirana që humbi mbrëmjen e të dielës në Karaburun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Për shkak të mjegullës së dendur, 64 vjeçarja humbi kontaktet një ditë më parë me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash.
Për kërkimin dhe gjetjen e saj, u organizua një grup i përbashkët nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum.
Ishte vetë Drita Elezi, ajo që dha alarmin SOS, që vuri në lëvizje policinë.

