Hoxhaj viziton Xhaferin në Shkup, zgjedhjen e tij kryeministër e quan ngjarje kulminante

Shkup, 15 mars – Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ai duke njoftuar për takimin, ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar është ngjarje kulminante, për çfarë edhe ka dhënë sqarimet e tij.

“Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/932260744944381?ref=embed_post