Hoxhaj: Mbrojtja e vendit fillon nga jashtë, Qeveria duhet ta vizitojë NATO-n

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se mbrojtja e vendit fillon nga jashtë, derisa theksoi se Qeveria duhet ta vizitojë NATO-në dhe t’i shohë pritjet që janë për anëtarësimin e Kosovës.

“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”.