Hovenier: John Menzies, ishte i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kujtuar punën e diplomatit të parë amerikan n në Kosovën e pas luftës, John Menzies i cili ka ndërruar jetë dje.

Hovenier ka shkruar se Menzies ishte një avokat i palëkundur në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar ambasadorit John Menzies. Gjoni ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar Hovenier.

Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut.