Hetohet vdekja e një personi në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas policisë njësitë relevante policore dhe një ekipë mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me urdhër të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.

