Hekurudha Durrës-Prishtinë, ministrja Balluku, e cilëson projekt kombëtar

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, projektin hekurudhor që lidh Durrësin me Prishtinën, e ka cilësuar si projekt kombëtar, për të cilin konfirmoi edhe angazhimin e të dy qeverive.

Sipas ministres se Energjisë, me përfundimin e studimit të fizibilitetit, janë të gatshëm të hapin garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe.