Haziri: Ne e kemi bë Presidente, Osmani duhet me i respektu fjalët e saj në raport me LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për njëanshmëri në ushtrimin e mandatit të saj.

Ai ka thënë se shefja e shtetit nuk po sillet sipas mandati të saj kushtetues, i cili ai përcakton që ajo të jetë mbi palët.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haziri ka thënë se e para e vendit nuk duhet të mbajë anën e Qeverisë.

Kushtetuta ia jep autorizimin të jetë mbi palët. Presidentja e thirre e LDK-në dhe partitë tjera me i njoftu për sanksione kundër Rusisë për Ukrainën, e nuk ka ndodhur asnjëherë me i ftu(partitë) për probleme të brendshme në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë. Nuk ka autorizime në këtë proces, por ka përgjegjësi. Procesi duhet me u garantu, garantues kushtetues duhet me qenë dikush”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se presidentja sidomos në raport me LDK-në duhet t`i mbaj premtimet e saj.

I dyti i LDK-së ka bërë me dije se kjo parti Osmanin e ka votuar për presidente pa asnjë kusht.

Duhet me i kujtu fjalët, premtimet dhe orientimet e veta para se me u bë presidente, sepse ajo i ka takua të gjitha partitë politike, jo vetëm LDK-në. Por ne e kemi votu, ne e kemi bë presidente dhe duhet me na i respektu fjalët e saj në raport me LDK, jo në të kundërtën. Sepse ne nuk kemi lyp kushte”, është shprehur ai.

Haziri ka treguar se e para e vendit nuk duhet të marrë miratimin e kryeministrit për ushtrimin e kompetencave të saj.

Sot cili është roli presidentes në përzgjedhjen e një organi kushtetuese. Pse duhet presidentja me e marrë kryeprokuror të shtetit dikën që i pëlqen kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Pra, nuk mundet dikush me u bo kryeprokuror derisa nuk i pëlqen atij. Kjo është ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Osmani duhet t`i marrë parasysh gjitha qëndrimet e palëve.

Në të kundërtën, ka thënë ai, presidentja mund të quhet edhe si notere e kryeministrit.

Roli i presidentes për mua është atëherë kur mbi palët sjell vendim të pranushëm për shumicën e madhe. Ajo që thotë Churchillui: opozita është pjesa e shëndetshme e pushtetit. Pra, edhe shumicës se opozitës duhet të mi pelqy një vendim, jo vetëm partisë në pushtet. Sepse atëherë të tjerat fillojnë me të thirrë notere”, ka thënë ai

LDK-ja nuk i ka ra pishman

Nënkryetari i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe vitin 2019, kur ishte në konkurrencë me Osmanin për të marrë nominimi e partisë për kandidat për kryeministër.

Haziri ka thënë si ishte ai që vullnetarisht ka lëshuar pe dhe Osmani është zyrtarizuar si kandidate e LDK-së për kryeministre.

Zyrtari i LDK-së ka theksuar se nuk i ka rënë pishman që ia kanë dhënë votat për presidente.

Jo unë nuk i kam ra. Por kolegët e mi që me kanë fol për me pranu si vendim i kanë ra. I vetmi jam që nuk i kam ra pishman. Sepse në momentin që e kam pranua e kam parë me bindje të plotë, por të tjerët që kanë ndikuar në ndryshim të mendimit, me kanë thanë: na vije keq që ta kemi tërhequr mbështetjen dhe të kemi lut me ia dhënë mbështetjen dikujt tjetër”, ka thënë Haziri. /Nacionale