Haxhiu: Nëse dhuna fizike ushtrohet publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shpreh shqetësim për dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve.
Sipas saj, çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.
“Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura! Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë”, ka shkruar në Facebook.
Tutje Haxhiu ka njoftuar se për rastin e dhunës fizike në Prizren, e ka raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pret që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast.
Këtë javë një grua është therë me thikë në një aheng në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

