Haradinaj: Kurti kërkoi të hyjmë në Qeveri dhe ‘ta rrëzojmë regjimin’, edhe me gjak

Kanë vazhduar replikat dhe akuzat e ashpra ndërmjet Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit, në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se i kanë ndarë rrugët me Vetëvendosjen, kur Albin Kurti kishte kërkuar që protestuesit të hyjnë me forcë në ndërtesën e Qeverisë, “për ta rrëzuar regjimin”.

Haradinaj tha se e ka pyetur Kurtin se çfarë do të bënte policia në këtë rast. Lideri i Vetëvendosjes i kishte thënë se “nevojitet pak gjak”.

Duke iu përgjigjur këtyre akuzave, Kurti tha se e kishin prishur bllokun anti-Thaçi, të njohur si VLAN, pasi të gjitha partitë e tjera (LDK, AAK dhe Nisma) vraponin se cila do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit.