Hapja e këmbëve për Arta Nitajn gjatë vallëzimit po konsiderohet problem nga Ilir Shaqiri
Arta Nitaj u bë e njohur për publikun me rolin e saj në “O sa mirë”, e më pas edhe për format e saj trupore komentohet shumë në media.
Së fundi, modelen po e shohim edhe si garuese në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”.
Megjithëse në mbrëmjen e dytë ajo vallëzoi një “rumba” mjaft sensuale, kritikat nga juria e spektaklit ishin të pashmangshme.
Balerina e mirënjohur Klaudia Pepa, tha se ajo ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën.
Ndërkohë, profesionisti Ilir Shaqiri vlerësoi se problemi më i madh te Arta qëndron te hapja e këmbëve, apo elasticiteti i trupit.

