Hakerët iranianë publikojnë dokumente të tjera të policisë shqiptare

“Homeland Justice” ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar të përfshirë në krime.

Rreth dy javë më parë, grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Euronews.al

Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.