Haga refuzon kërkesat e ish-kryeparlamentarit Veseli

Kadri Veseli kishte apeluar lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova, kishte caktuar panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e dorëzuar nga mbrojtja e Kadri Veselit më 29 Qershor 2022, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjykatësit, të cilët e kanë refuzuar për këtë kërkesë të kryeparlamentarit për pafajësi në paraqitjen e tij para gjykates më 10 Nëntor janë Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Mihael Bolander.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Me akuzat e reja shtesë Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria e Hagës ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendohet që ndodhën në Gjilan, si krime lufte janë listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit janë listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Sipas akuzës, nga muaji Mars i vitit 1998 deri në muajin Shtator te vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi si dhe anëtarë të tjerë të së ashtuquajturës nga Prokuria e Hagës si organizatë kriminale kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar presion mbi kundershtarët e tyre politikë serbë e shqiptarë përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbrojë ish-liderët e UÇK-së në sesionin e vjeshtës së KiE që mbahet në Strasburg në datat 10-14 Tetor duke paraqitur atje rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë që i konsideron këto akuza si të pabazuara dhe të paprovuara këto dhjetë vitet e fundit. Referuar kësaj, Tirana zyrtare kërkon nga KiE shfuqizimin e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Dick Marty mbi bazën e të cilit funksionon Gjykata e Hagës në gjykimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.