Grubi: Gonxhe Bojaxhiu i mësoi botës nocionin e dhembshurisë

Shkup, 6 Shtator – Në vigjilje të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut, “Nënë Tereza”, Ministria për Sistem Politik, Ansambli Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV së bashku me me producentin Sokol Guga për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup kanë sjellur spektaklin madhështor të kulturës dhe kauzës së bamirësisë kombëtare “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe ministër në dikasterin e sistemit poltik, Artan Grubi ka thënë se kjo ngjarje është një e tillë që do të mbahet mend gjatë për nga mjeshtëria dhe origjinaliteti i prezantimit artistik të thesarit tonë kulturor.

Sipas Grubit, Gonxhe Bojaxhiu i mësoi botës nocionin e dhembshurisë dhe dashurisë së pastër ndërnjerëzore.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi që bashkë me producentin Sokol Guga, drejtorin Shkodran Tolaj dhe trupën artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, Klan TV dhe skenografin Bashkim Zahaj të bashkëvepronim dhe të sillnim për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup spektaklin madhështor të kulturës dhe kauzës së bamirësisë kombëtare “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”.

Ngjarje që do të mbahet mend gjatë për nga mjeshtëria dhe origjinaliteti i prezantimit artistik të thesarit tonë kulturor, por mbi të gjitha për mirënjohjen e shprehur ndaj personaliteteve të shumta që vazhdojnë të ruajnë shpirtin human të kombit në frymën e shqiptares së madhe, Gonxhe Bojaxhiut që i mësoi botës nocionin e dhembshurisë dhe dashurisë së pastër ndërnjerëzore.

https://www.facebook.com/photo?fbid=627831155373073&set=pcb.627852145370974