Gruaja ‘shembet’ papritur në tokë para kryeministrisë, qytetarët alarmohen
Një grua ka rënë pa ndenja në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.
Siç shihet nga pamjet e LSA, ambulanca ndodhet në vendngjarje dhe po transporton drejt spitalit zonjën, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.
Pritet një informacion zyrtar më i detajuaj nga policia lidhur me ngjarjen.
Ishin qytetarët dëshmitarë që pasi u trembën nga ngjarja, informuan menjëherë ambulancën.

