Grida Duma si Nora e Kelmendit, Kokalari-Berishës: Zero dinjitet

Evi Kokalari bëri një reagim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një dalje e cilësoi Grida Dumën, si Norën e Kelmendit. Zero dinjitet, shkruan zonja Kokalari në facebook, duke i kërkuar Berishës, të ketë respekt për ata që e mbështetën.

“E po të vazhdosh të krahasosh Grida Dumën me Nora Kelmendin, dhe atë që i tha në parlament Ramës, ta quash ‘epike’, kur në te vërtet ishte po aq vulgare sa dhe Grida & Rama vetë, është të kesh ‘ZERO’ dinjitet.

“Nora e Kelmendit” te Sali Berishës i dinte të gjitha planet e Bashës për të helmuar demokratët në 8 Janar, dhe për të helmuar të gjitha gratë e PS-se që atë ditë hynë në seli dhe shkatërruan mushkritë e tyre, dhe këto janë në fakt Norat e Kelmendit. Grida hyri në seli atë mëngjes me bodyguard për të vazhduar me planin e ditës.

Na ruaj të paktën dinjitetin neve që të dolëm në krahë, sepse seriozisht, personalisht më vjen turp nga ata demokrat që na mbështetën”, shkruan Kokalari në Facebook.