Greqia nga sot i heq certifikatat e detyrueshme

Athinë, 1 maj – “Covid pass” i detyrueshëm për hyrje në të gjitha objektet e brendshme në Greqi, si dhe certifikata evropiane e udhëtimit në vend, nga sot janë pezulluar, konform njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë, siç ka publikuar të enjten MIA, njoftuan se Komisioni kompetent i epidemiologëve në takimin e sotëm ka rekomanduar “suspendim të Covid pass nga 1 maji dhe kthimin e përmbushjes të objekteve në 100 për qind të kapacitetit, suspendim të certifikatës nga EUDCC në pikat hyrëse në vend”, ndërsa vendimet e tjera kanë të bëjnë për testet për të punësuarit e pavaksinuar.

Për fluturimet nga dhe drejt Greqisë, Agjencia e aviacionit civil njoftoi se nga dita e sotme janë hequr “kufizimet shëndetësore për Kovid-19 për fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare”.

Maska mbetet e detyrueshme për të gjitha hapësirat e brendshme në Greqi të paktën deri në fund të muajit.