Grekët paguan çeçenin për të vrarë dhëndrin shqiptar, nuk e donin për vajzën e tyre
Një vrasje tronditëse e vitit 2014 është rikthyer sërish në vëmendje në Greqi, pasi autori ka kërkuar anulimin e vendimit që e dënoi me burgim të përjetshëm.
Bëhet fjalë për vrasjen e një shqiptari, e porositur nga vjehrri dhe vjehhra e tij, të cilët nuk e donin si dhëndër për vajzën e tyre.
Ata paguan me 2500 euro një çeçen, pasi nuk e pranonin shqiptarin, i cili ishte “i varfër, më i madh në moshë dhe i divorcuar me dy fëmijë të mitur”.
Në gusht të vitit 2014, autori S.V. së bashku me nipin e tij 37-vjeçar e mbytën me litar shqiptarin dhe e varrosën në një zonë të pyllëzuar.

