Grabitja e bankës nxori në pah defektet sistematike të gjykatave!?

Shkup, 9 mars – Hetimi për grabitjen e një ekspoziture të bankës në Shkup është në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit, por edhe defekteve sistematike.

MPB dje njoftoi se janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për N.SH (24) dhe S.B (32) nga Shkupi, përshkak dyshimeve se kanë marë pjesë në grabitjen e djeshme të ekspoziturës në Qendër të Shkupit, ku tre persona me armë morën të holla nga të punësuarit, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Ky informacion nuk do të tërhiqte shumë vëmendje nëse nuk do të rrjedhnin informata nga burime relevante, se inicialet S.B kanë të bëjnë me person i përfshirë në rastin “Mali”, e i cili duhet të jetë në paraburgim shtëpiak. Me këtë, hetimi për rastin e bankës, është në rrugë të mbarë të zbardhë edhe shumë çka përpos kryerësve të veprës, në fakt do të zbardhë defektet sistematike.

Në shoqërim të policit

Rasti vitin e kaluar shkaktoi vëmendje të madhe në opinion pasi Prokuroria reagoi se ishte zbuluar aksioni “Mali”, ku policia kërkonte dy grupe të mëdha që mereshin me tregëtinë me drogë, njëra nga fshati Gërçec e tjetra nga Gazi Baba, që rezultoi me ikje të gjashtë narkobosëve lokal. Nga Prokuroria atëkohë paralajmëruan se nga pajisjet elektronike që i kanë konfiskuar do të konfirmohet nëse kanë lidhje edhe pjesëtarë të MPB-së apo institucione tjera, por edhe sot e asaj dite nuk ka informata të tilla.

Vitin e kaluar më 31 mars MPB shpalli gjashtë flettareste ndërkombëtare për personat e ikur ndërsa njëra prej tyre ishte pikërisht për personin S.B. Të gjithë kërkoheshin si të dyshuar ppër vepër penale prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave narkotike. Pesë muaj e gjysmë më vonë, më 19 shtator, policia e gjeti dhe e arrestoi personin S.B, por nga Gjykata Penale ai mori vetëm paraburgim shtëpiak.

Dje S.B përsëri u arrestua, pa detaje në çfarë rrethana. Por sipas burimeve jozyrtare, ai dhe një person tjetër ishin ndaluar nga policia dhe në veturën e tyre janë parë mjete të cilat përdoren për grabitje. Më tej do të konfirmohet nëse personi S.B ka marë pjesë në grabitjen e bankës, por edhe pa këtë, ngelet pyetja, pse aq shumë kohë është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar e në fund të mer vetëm paraburgim shtëpiak?

Nga Prokuroria thonë se janë ankuar për vendimin e tillë por nuk ka patur vendim nga Gjykata Apelit.

Rrethana të (pa)arsyetuara

Gjykatës me të cilët ka biseduar DW nuk mund të kujtohen për raste kur persona të kërkuar me fletarrest kanë marë veëtm paraburgim shtëpiak. Kjo nuk do të thotë se nuk ka rrethana të arsyetuara që të meret një vendim i tillë por a ishin rethanat e arsyetuara në rastin në fjalë? Edhe pse deri tani ka patur reagime se përshkak situata të ngjashme shumë përpjekje për të arritur te drejtësia kanë rënë në ujë, nga Këshilli Gjyqësor i cili duhet të ndjekë dhe vlerëson punën e gjykatësve, nuk fitohet përshtypje se sa po meret me raste të tilla, kur praktika përqeshë vendimet.

E shembuj për veprime ka, jo vetëm prë vendimet për paraburgim por edhe për garancat e pranuara për lirim nga paraburgimi. Për një garancë të tillë, Prokuroria do të dërogjë njoftim deri te Këshili Gjyqësor. Ka të bëjë me vendimin e dhjetorit të Gjykatës së Apelit për një rast të një profili të lartë politik, të cilit i është pranuar garancë e lartë finansiare, me çka masa e paraburgimit i është shndëruar në masë të kujdesit, marjen e pasaportës dhe personi të paraqitet së paku një herë në javë në gjykatë. Prokuroria do të reagojë që në një pjesë të kësaj shume është pranuar dhe garanca në pasuri të patundshme në të cilat është nënshkruar vetëm burri, e jo edhe gruaja, edhe pse pasuria është fituar gjatë kurorëzimit.//Zhurnal.mk