Grabitet një taksist në Prishtinë
Një taksist ka raportuar se të premten është grabitur në rrugën “Xhevat Lleshi” në Prishtinë. Ai ka raportuar në polici se klienti që ishte në taksi duke e kërcënuar me thikë, ia ka marrë kuletën me dokumentet në të.
I dyshuari nuk është identifikuar.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke kryer shërbime taksi një klient, i dyshuari mashkull deri më tani i pa njohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë kuletën në të cilën viktima kishte dokumentet personale dhe një kartelë të bankës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.