Gjyqi i radhës për Gërdecin/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë sot

Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet të mbahet seanca e rradhës për çështjen “Gërdeci”.

Në këtë seancë pritet të pyeten të tjerë dëshmitarë, të tragjedisë që u mori jetë dhjetëra njerëzve. Mediu është vendosur nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Më herët disa seanca gjyqësore për këtë çështje janë shtyrë, me argumentin se kanë munguar dëshmitarët dhe pasi para mbojtëse e mediut ka kërkuar riekspertim.