Gjykatësit paralajmërojnë protestë nëse nuk miratohen kërkesat për rroga më të larta

Shkup, 8 prill – Këshilli drejtues i Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHGJRMV) kërkon përmbushje të plotë të kërkesave të definuara në Strategjinë dhe Propozim-aktivitetet për realizim të Strategjisë për përmirësim të statusit material të gjykatësve rreth të gjitha 6 pikave, parashtruar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve kompetente gjyqësore, informojnë nga Këshilli drejtues i SHGJRMV-së.

Kjo është konkluduar në mbledhjen e fundit të SHGJRMV-së të mbajtur më 7 prill, kur mes tjerash është sjellë edhe konkludimi që ndryshimet e dakorduara për rritje të koeficientit për përllogaritje të rrogave të gjykatësve prej së paku 15 për qind të miratohen nga ana e Qeverisë në afat sa më të shkurtë, por jo më vonë se dy javë. si dhe Kuvendi t’i sjellë ndryshimet e Ligjit për rrogat e gjykatësve në afat sa më të shkurtë, por jo më vonë se 30 qershor 2022.

“Nëse nuk konfirmohet teksti i propozim ndryshimeve nga ana e Qeverisë së RMV-së në periudhën në vijim, në pajtim me konsultimet me gjykatësit e RMV-së, Këshilli drejtues solli vendim për mbajtje të protestës paralajmëruese më 28.04.2022 prej orës 11:00 deri më 11:30”, thonë nga SHGJRMV-së.

Nga atje sqarojnë se në drejtim të realizimit të plotë të kërkesave të cekura, Këshilli drejtues i SHGJRMV-së, njëkohësisht do t’i aktivizojë të gjitha mekanizmat e disponueshëm juridik para institucioneve kompetente vendore dhe ndërkombëtare.

“Këto konkludime do t’i parashtrohen Ministrisë së Drejtësisë pranë Qeverisë së RMV-së, kryetarëve të gjykatave dhe filialeve të Shoqatës së gjykatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtohet në kumtesë.