Gjykatat Supreme refuzon kërkesën e Gruevskit për rishqyrtim të rastit “Dhuna në Qendër”

Shkup, 29 prill – Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të parashtruar nëpërmjet avokatit të tij, për rishikim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale dhe gjykim të Gjykatës së Apelit për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”.
“Sipas aktvendimit të shkallës së parë prej 29.09.2020, kërkuesi për rishikim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 vjet e 6 muaj për veprën penale – Dhunë nga neni 386 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 23 nga Kodi Penal, gjykim i cili ishte konfirmuar me dënim të Gjykatës së shkallës së dytë prej 10.09.2021”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Nga Gjykata Themelore Penale Shkup, informojnë se Gjykata Supreme te Gjykata ka dorëzuar vendim me Kvp2 48/2022 me të cilën Këshilli i Gjykatës Supreme duke vepruar sipas kërkesës së të dënuarit Nikolla Gruevski, të parashtruar nëpërmjet avokatit të tij, për rishikim të jashtëzakonshëm të gjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup me K.nr. 1904/16 dhe gjykim në Gjykatën e Apelit Shkup me KZh 253/21, ndërsa në publik e njohur si “Dhuna në Komunën Qendër”, ka marrë vendim me të cilin kërkesa refuzohet si e palejuar.