Gjykata Kushtetuese me masë të përkohshme për Udhëzimin për librat amë

Shkup, 5 korrik – Gjykata Kushtetuese sot vendosi të fillojë procedurën për përcaktimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit për evidencën amë për shkak të mosrespektimit të afatit të përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën zyrtare. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese miratoi masë të përkohshme për moslëshimin e këtyre dokumenteve.

Në takimin e sotëm mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili Udhëzimin e nënshkroi më 29 maj, ndërsa në Gazetën zyrtare është publikuar më 15 qershor.

Lloga pas mbledhjes deklaroi se është e vërtetë që nuk është respektuar afati kushtetues nga Sekretariati për legjislacion dhe Gazetës zyrtare, por se nuk është bërë nga ana e tij.

“Lëshime të tilla ka pasur në të kaluarën në të gjitha Gazetat zyrtare dhe unë mbaj disa prej tyre”, tha Lloga. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të hapë kutinë e Pandorës, sepse pothuajse në çdo Gazetë zyrtare ka mosrespektim të afateve kushtetuese, madje ka mosrespektim edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se një ish ministre e Drejtësisë ka reaguar se udhëzimi është jokushtetues që ai ka nënshkruar dhe ka të bëjë me vendosjen e përkatësisë etnike në certifikatën e librit amë, ai tha se ajo (Renata Deskoska) nuk është kompetente ta thotë këtë, sepse “u është shmangur ndryshimeve kushtetuese dhe vetë siç tha, është nominuar si anëtare e Komisionit të Venecias”.

Lloga nuk është përgjigjur në pyetjen se cilat vende në certifikatë kanë grafën për përkatësinë etnike, por dha një kundërpyetje edhe atë: në cilat vende evropiane në Kushtetuta qëndron “gjuhë të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve”.

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese ka qenë edhe iniciativa e Pavle Trajanovit për një njësi zgjedhore, dy iniciativa lidhur me klubet bullgare, iniciativa e liderit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev për vendimmarrje nga ana e Xhaferit dhe të tjera.