Gjykata Kushtetuese hapë lëndë për shkarkimin e Fadil Zendelit
Shkup, 25 mars – Gjykata Kushtetuese ka formuar lëndë me iniciativë të partisë politike E majta në të cilën është kontestuar Vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e RMV-së Fadil Zendeli, nga 3 marsi i vitit 2022 të miratuar nga Kuvendi.
“Sa i përket informacioneve në disa media se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar iniciativën, sqarojmë se bëhet fjalë për formimin e lëndës dhe veprimit sipas saj, që nuk është e njëjtë me pranimin e miratimit të vendimit sipas iniciativës së kontestuar. Në këtë fazë lënda është dërguar te gjykatësi – raportues dhe këshilltar të cilët duhet të përgatisin referat me propozimin adekuat për vendosje më tutje”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Parashtruesi, siç bën të ditur në kumtesën e Gjykatës, konsideron se akti kontestues e suspendon detyrën ligjore të deputetit që të marrë pjesë në punë dhe vendosjen e trupit të punës, se nuk mundet një deputet të shkarkohet nga trupi i punës së Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, gjithashtu parashtruesi njofton se nuk i përmbush në mënyrë të akumuluar të gjitha kushtet e rregullores që të gjendet në rend dite.
“Sipas pretendimeve në iniciativë, parashtruesi konsideron se vendimi është në kundërshtim me nenet (8 paragrafi 1, 51,61 paragrafi 2,68 paragrafi 1 alineja 16 dhe neni 76 paragrafi 1) të Kushtetutës dhe se është në kundërshtim me ligjin për deputetët, anëtarë(4, 6 paragrafi 4, 10 paragrafi 1, 12 paragrafi 1, 20, deputetët e Rregullores së punës 69 paragrafi 2.79 paragrafi 1.108 paragrafi 1 dhe 2, 117 paragrafi 2, 125 paragrafi 1,184. 2, 2 paragrafi 7 rreshti 3). Parashtruesi i iniciativës i propozon Gjykatës caktimin e masës së përkohshme – pezullim të përkohshëm të ekzekutimit të akteve individuale apo veprimeve të ndërmarra në bazë të aktit nënligjor të kontestuar”, thuhet në kumtesë.
Shkarkimi i Zendelit ishte kërkuar pasi Lëvizja “Besa” kaloi në opozitë dhe shumicën në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në vend se pushteti, kishte opozita. Për shkak të bllokadës së punës së Komisionit ishte bllokuar edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emërime të tjera.

