Gjykata e Apelit konfirmon dënimet me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”
Shkup, 6 shtator – Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri janë dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012. Atëkohë u vranë Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski, Kire Trpkovski dhe Borçe Stevkovski, informon Zhurnal.
Gjykata Apelit sot ka njoftuar se ankesat e pesë të akuzuarve refuzohen, gjegjësisht konfirmohen dënimet me burg të përjetshëm, ndërsa vepra akt terrorist nuk ndryshon.
Ndërkohë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq gjenden në Kosovë ndërsa pritet reagim i Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre në Maqedoni.
Këtë rast në dorë e kishte prokurorja Fatime Fetai./Zhurnal.mk

