Gjorgjiev: Komisioni i historisë do të kryesojë të enjten dhe të premten, do shqyrtohen vërejtjet për mesjetën
Shkup, 29 mars – Komisioni i përzier për çështje të historisë dhe të arsimit do të takohet të enjten dhe të premten, ndërsa në rend dite janë vërejtjet e dhëna nga pala bullgare për periudhën e mesjetës për librat tonë shkollorë rreth historisë për klasën e shtatë, deklaroi për MIA-n bashkëkryesuesi nga pala maqedonase në Komisionin maqedono-bullgar, Dragi Gjorgjiev.
Ai shtoi se puna e Komisionit zhvillohet në atmosferë pozitive dhe nëse vazhdon kështu, sipas tij, do të vijë deri në afrimin e qëndrimeve.
Kryeministri bullgar Kirill Pekov deklaroi dje se nga pala bullgare deri te Komisioni për histori ka marrë njoftim se është arritur përparim për personalitete të rëndësishme historike në bisedimet me Shkupin për tejkalimin e dallimeve.
“Komisioni për histori më njoftoi për disa personalitete të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Do t’ju jap disa hollësi. Erdhëm deri tek përparimi rreth atyre çështjeve, në mënyrë shumë konstruktive dhe realiste që na hapë mundësi për përshpejtim të negociatave tona. Gjithsesi do të më duhet të marr unë dhe partnerët e mi të koalicionit raport të plotë nga Komisioni, por sapo ta marrim atë raport, kjo do të shkojë shumë shpejt”, tha Petkov.

