Gjobiten 253 shoferë për ngasje të shpejtë
Shkup, 29 dhjetor – Në aksionin e kontrollit të kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dje janë gjobitur 253 shoferë.
Prej tyre 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, siç informon MPB-ja, 141 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 113 jashtë vendit të banuar.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.