Gjobiten 238 këmbësorë, kaluan rrugën aty ku nuk duhet
Shkup, 18 tetor – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00 janë gjobitur 238 këmbësorë në kontrollin e zbatuar të përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të bëra nga këmbësorët.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar 225 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve…Gjatë kontrollit, informuan sot nga MPB-ja, janë regjistruar edhe 96 kundërvajtje të tjera.
Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat rrugore. Këmbësorët ta kalojnë rrugën në vendkalimet për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet