Gjobiten 227 shoferë për ngasje të shpejtë
Shkup, 9 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 227 drejtues automjetesh.
Siç informon MPB-ja, tetë prej tyre udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete lëviznin me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 101 drejtues automjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 126 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e intensifikuara të aksionit, siç thotë MPB-ja, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

