Gjobiten 195 shoferë të shpejtë

Shkup, 30 nëntor – Gjatë kontrollit të policisë në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, dje janë gjobitur 195 shoferë.

Prej tyre, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa tre automjete kanë lëvizur mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Siç informoi sot MPB-ja, 126 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit nëpër vende të banimit, ndërsa 69 jashtë vendeve të banimit.

Aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.