Gjoba për 270 shoferë të shpejtë

Gjobiten 270 drejtues të automjeteve gjatë ditës së djeshme në aksionin e intensifikuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Prej tyre, njoftoi sot MPB-ja, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht 109 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 161 jashtë vendit të banuar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.