Gjoba për 251 shoferë në Shkup, 130 për vozitje të shpejtë

Shkup, 14 dhjetor – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 251 sanksione, prej të cilave 130 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Siç bëri të ditur MPB, janë shqiptuar 15 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për shfyrtëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, bëjnë të ditur nga MPB.