Gjoba për 238 shoferë të shpejtë

Shkup, 17 janar – Në aksionin e intensifikuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 238 shoferë.

Siç informoi sot MPB-ja, prej tyre nëntë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Madje 120 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendin e banimit, ndërsa 118 jashtë vendit të banimit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.