Gjoba për 226 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e tërë shtetit

Shkup, 23 mars – Gjobiten 226 shoferë gjatë ditës së djeshme në zbatimin e kontrollit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Prej tyre, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Me këtë rast, siç informuan nga MPB-ja, 110 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 116 jashtë vendit të banuar.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë.