Gjoba për 218 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e gjithë vendit
Gjatë ditës së djeshme në aksionin e intensifikuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 218 shoferë.
Prej tyre, tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Siç kumtuan nga MPB-ja, 163 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 55 jashtë vendeve të banuara.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

