Gjoba për 132 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e gjithë vendit

Shkup, 18 maj – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll të intensifikuar aksioni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 132 shoferë.

Siç kumtuan sot nga MPB-ja, 90 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa  42 jashtë vendbanimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.